Parakaloi një mjet e më tej qëlloi drejt tij me breshëri automatiku, shpallet në kërkim një person në Bulqizë

29

Një person është në kërkim pasi dyshohet se ka qëlluar me breshëri automatiku sot në Bulqizë.

Burimet zyrtare informojnë se rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.

Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar, teksa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.

Aktualisht është gjetur makina e përdorur nga autori.