Papa Françesku merr vendimin historik, heq sekretin pontifik për rastet e abuzimit të fëmijëve

0
3

Sekreti pontifik për rastet e abuzimit seksual të të miturve është shfuqizuar.
Kjo u realizua nga Papa Françesku i cili nxori Udhëzimin “Për konfidencialitetin e shkaqeve”.
Në ‘Rescriptum ex audientia’ me të cilin shpallet udhëzimi, neni 1 shprehet se “nuk mbulohen nga sekreti denoncimet, ankesat, gjykimet dhe vendimet në lidhje me krimet e abuzimit seksual” në lidhje me fëmijët.

Sekreti do të mbetet në fuqi vetë në rastin kur kërkohet mbrojtja e reputacionit të mirë, imazhi dhe sfera private e të gjithë njerëzve të përfshirë.

Masa do të lejojë që Kisha Katolike t’u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës. Edhe pse disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, praktika të tilla nuk janë universale, raporton CNN.

Papa ndryshoi gjithashtu përkufizimin e Vatikanit për pornografinë e fëmijëve, duke rritur moshën nga 14 vjeç e lart në 18 dhe më të vjetër.

“Ky është një vendim epokal,” tha kryepeshkopi i Maltës Charles Scicluna, një nga hetuesit më me përvojë të rasteve të abuzimit seksual.

Papa Françesku gjithashtu pranoi dorëheqjen e kryepeshkopit Luigi Ventura, ambasadori i Selisë së Shenjtë në Francë, i akuzuar për abuzim seksual.