Sot Papa Françesku është vaksinuar kundër koronaviruisit.

Ati i Shenjtë ka marrë vaksinën e kompanisë Pfizer e cila siç shihet nga imazhet ruhet në një frigorifer afër objektit shëndetësore të Selisë së Shenjtë në Vatikan.

I pari që mori vaksinën anticovid ishte zëdhënësi Matteo Bruni mëngjesin e sotëm në pranë Sallës Paul VI.

Pritet të vaksinohet gjithashtu Imzot Georg Gaenswein.