Papa Françesku del në publik:”Kjo është plaga më e keqe se COVID-19…”

43

Papa Françesku ka mbajtur një meshë për një valë të dytë COVID19. Gjatë daljes së tij në publik lideri i katolikëve të gjithë botës deklaroi se thashethemi është një plagë më e keqe se COVID19 dhe se është kjo plagë ajo që po tenton të ndajë Kishën Katolike.

Nga ajo që ka raportuar Guardian, Papa nuk dha ndonjë shembull specifik, por deklaroi se thashethemi është djalli më i madh.

“Ju lutem, vëllezër dhe motra, le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme, sepse është një plagë më e keqe se COVID-19. Më keq. Le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme”, theksoi papa.

Më tej kjo thirrje u pasua nga një pasazh nga Ungjilli në lidhje me nevojën që njerëzit të korrigjojnë njëri-tjetrin kur bëjnë diçka të gabuar.

Kjo ishte mesha e parë e Papës që nga fillimi i pandemisë globale të quajtur COVID-19.