Ballina SPORT Panucci largohet nga Shqipëria, zbulohet destinacioni

Panucci largohet nga Shqipëria, zbulohet destinacioni

Former AC Milan and Roma defender Christian Panucci speaks at a news conference in Tirana, Albania, Wednesday, July 19, 2017. Panucci was announced as the new head of the national soccer team (AP Photo/Hektor Pustina)

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat italiane në lidhje me trajnerit e Kombëtares tonë, Christian Panucci.

Sipas “Il Messaggero”, Panucci, pritet të lërë Shqipërinë dhe të rikthehet të skuadra e Romës si zëvendësuesi i Di Françeskos.

Sipas po të njëjtit burim thuhet se Panucci ka shprehur gatishmërinë e tij për këtë lëvizje dhe në ditët e ardhshme do të jetë takimi zyrtarë me drejtuesit e Romës.

Kontrata e Panuccit me Shqipërinë përfundon në vitin 2019, por një ofertë e kripur nga italianët mund ta transferonte me shpejtësi teknikun në ish-skuadrën ku ka luajtur si futbollist.

“Il Messaggero” thekson faktin se Panucci do të jetë prezent në “Olimpico” për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës ditën e premte.

Kjo përforcon akoma më shumë idenë e hedhur nga mediat italiane.