Ballina Sport Vendi Pannuci nxjerr listën, Kombëtarja gati për dy ndeshjet

Pannuci nxjerr listën, Kombëtarja gati për dy ndeshjet

Kombëtarja Shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e nëntorit dhe për këtë ka nisur puna  në hartimin e listave të lojtarëve, të cilët do të jenë në shërbim të nevojës së trajnerit.

Trajneri i Kombëtares Christian Pannuci ka zbardhur sot listën e futbollistëve që ka grumbulluar për ndeshjen e radhës që do të luajë Shqipëria.

Ndeshjen e parë kuqezinjt do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League.

Ndërsa ndeshja e dytë e Kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet  në datën 20 nëntor në “Elbasan Arena” në orën 20:00.