Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Malin e Robit në Kavajë.
Zjarri ka nisur në kuzhinën e katit të dytë duke rrezuluar të shkrumbojë të gjithë godinën.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasoja në njerëz, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses evitoi një katastrofë.
Zjarri ka shkrumbuar kuzhinën dhe verandën e katit të dytë. Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike.