Panik në Korçë, makina përfshihet nga flakët në mes të qytetit

56

Një automjet ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje.

Ngjarja është raportuar në mes të qytetit të Korçës ku për fat të mirë nuk janë regjistruar të lënduar.

Paraprakisht mendohet se shkaku ka qenë një defekt teknik.

Personi që drejtonte automjetit ka vepruar me shpejtësi duke dalë nga makina, teksa ngjarja ka frikësuar qytetarët që ndodheshin në Bulevardin “Republika”.