Panik në Durrës, një grua tenton të vetëflijohet duke djegur veten me benzinë

345

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një zonjë rreth të 60-ve ka tentuar të bëjë një akt vetëflijues në qendër të qytetit të Durrësit.

Gruaja tentoi t’i vinte flakën vetes në sheshin “Liria” para bashkisë së Durrësit.

Ajo mbante në dorë një bidon me lëndë të dyshuar benzinë, të cilën do ta përdorte për të konkretizuar mendimin e saj vetëvrasës.

Fatmirësisht policia është gjendur në vendin e ngjarjes në kohën e duhur duke parandaluar këtë akt të trishtë dhe ekstrem.