Panik në avion, Ryanair ulet në Mbretërinë e Bashkuar pas alarmit për bombë

186

Momente paniku janë regjistruar në bordin e avionit Ryanair. Ky avion ishte nisur nga Krakow për në Dublin dhe u detyrua të bënte një ulje në Mbretërinë e Bashkuar pas një alarmi për bombë.

Një shënim kërcënues dha alarmin në bord. Shënimi u gjet në tualetin e avionit Boeing 737-800.

Gjatë uljes avioni u shoqërua nga dy avionë bombardues luftarakë të tipit RAF Typhoon.

Policia bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes në kohë rekord dhe vuri në pranga dy persona që kishin lënë shënimin në tualetin e avionit. Dy të arrestuarit janë të moshës 26 dhe 47 vjeç.

Pasagjerët janë transportuar më tej me një avion rezervë për të vazhduar udhëtimin e tyre.