Ballina Showbiz Panairi i Librit 2018 në Tiranë

Panairi i Librit 2018 në Tiranë

Për të 21-tin vit radhazi në Tiranë do të mbahet “Panairi i Librit 2018”, i cili nis më 14 nëntor deri më 18 nëntor.

Ashtu si çdo vit Panairi i Librit është kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore për vendin tonë dhe është përhapur edhe jashtë kufijve shqiptarë, duke mirëpritur personalitete apo lexues nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi.

Çdo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete në stendat e Shtëpive Botuese, ku vihet re një vëmendje kushtuar librit për fëmijë dhe vogëlushëve.

Panairi do të ketë si objektiv kryesor paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit.

Gjiithashtu priten të jenë të pranishëm shumë shkrimtarë të njohur dhe të pëlqyer si, Ismail Kadare, Flutura Açka, Albatros Rexhaj, e shumë emra të tjerë të njohur, si edhe do të shpërndahen 3 çmime për autorin e vitit 2018, përkthyesin e vitit 2018 dhe libri më i mirë për fëmijë 2018.