Ballina Kuriozitete “Pan Starrs”, krijohet arkiva e universit

“Pan Starrs”, krijohet arkiva e universit

Së fundmi është publikuar arkivi më i gjerë me të dhëna mbi universin. Duke u bazuar në informacionet e mbledhura nga qielli mbi Hawain, në të janë të dhënat për mbi 3 miliardë objekte, planete, asteroide, re galaktike etj.

Nëpërmjet eksplorimeve të superteleskopit Pan Starrs është krijuar një përmbledhje e jashtëzakonshme, më e madhja deri më sot, me 1.6 milionë gigabyte, një sasi kjo që llogaritet të jetë 30 mijë herë më e madhe se përmbajtja e Wikipedia.

Pan Starrs nuk është thjesht një vrojtues qielli, por është një sistem eksplorues, ku fotokamerat e tij dixhitale janë prej 1.4 miliardë piksel. Sistemi ekzaminon të gjithë kupën qiellore të paktën 4 herë në muaj dhe identifikon e monitoron edhe objektet e lëvizshme, përfshirë asteroidët që mund të bëhen një rrezik potencial për planetin tonë.

Projekti për mbledhjen e informacioneve ka nisur në vitin 2010 dhe konsiderohet një minierë ari për astronomët, të cilët mund të studiojnë më gjerësisht e me detaje trupat qiellore që na rrethojnë.