Ballina Aktualitet Paloka: S’ka marrëveshje të fshehtë PD-PS! Skenar i Ramës për të hequr...

Paloka: S’ka marrëveshje të fshehtë PD-PS! Skenar i Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij

Një marrëveshje PD-PS, për nënkryetarin Edi Paloka, jo vetëm që nuk ka shanse që të ndodh, por sipas tij është një skenar me regji nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet e tij.

Në një reagim të shkurtër për mediat, Paloka thekson se shanset për të pasur një marrëveshje janë “zero”. Ai ka risjellë në vëmendje akuzat për kryebashkiakun e Vorës, Mark Babanit, për të cilët PD-ja ka publikuar disa dokumente që sipas tyre vërtetojnë se është me precedentë penal si dhe kontratat me PPP-të, që për Palokën janë disa nga skandalet e kësaj qeverie, për të cilat Rama po përpiqet t’i fshehë.  

Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e rradhes. Sa me i rende skandali , aq me absurde behen bllofet qe perpiqet te perhap ne media. Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro ; Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave ;

Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie , Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar …ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS. E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund , eshte ajo me shqiptaret , per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani “, shkruan Paloka.

Prej ditësh, Bashkimi Europian u ka bërë palëve politike thirrje për t’i ulur në një tryezë dialogu për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, por dy palët, të përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kanë qenë shumë larg në qëndrime. Nga ana tjetër, njëzëri aleatët e Bashës kanë dhënë konfirmimin për një marrëveshje politike, por kanë vënë theksin në një dialog transparent, institucional siç e ka quajtur Fatmir Mediu dhe jo si ajo e 17 majit 2017, e fshehtë dhe ‘kokë më kokë’ Basha-Rama.