Paloka ironizon Ramën:”Filloi xhaja, këto janë shenjat, kur të kap plakja keq”

27

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, i cili u shpreh se PS e meriton një mandat të tretë dhe do ta kërkojë atë.

Më tej Rama në fjalim foli gjatë edhe për “armiqtë”.

“Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshem  madje dhe të padukshem…

Këto janë shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.

Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyta Yaris”, shkruan Paloka në Facebook.