Palltot prej pellushi që do ju bëjnë të ndjeheni mahnitëse këtë dimër

Kur temperaturat shkojnë drejt rënies, nuk ka zgjedhje më të mirë sesa palltot prej pellushi, që të japin një pamje krejtësisht mahnitëse dhe të ngrohtë.

Duke nisur që nga ato më pamjen më të egër prej printesh kafshësh, si leopardi, që do të na shoqërojë gjatë gjithë sezonit, duke vazhduar me ngjyrat e ëmbla të rozës apo ato pastel, apo më tej me pellushrat e bardhë që përfaqesojnë pastërtinë gjatë ditëve të ftohta e duke përfunduar deri tek ato oversized, të kuqe mbretërore apo me rrip në mes, do të kemi një dimër me pamje joshëse pa e ndjerë uljen e temperaturave.