Ballina Stil / Modë Pallto “Teddy Bear” përsëri tendencë e dimrit 2018/2019

Pallto “Teddy Bear” përsëri tendencë e dimrit 2018/2019

E pamë se ishte e preferuara e sezonit të fundit të dimrit dhe, madje edhe për 2018, palltoja “Teddy Bear”, është një domosdoshmëri e vërtetë.

Efekti prej pelushi i leshit ‘bouclé’ na kujton shumë arushin që kemi pasur kur ishim fëmijë: shumë e ngrohtë, palltoja “me flokë” është aleati i përsosur kundër temperaturave më të ftohta të sezonit aktual.

Kjo pallto është zgjidhja perfekte për ata që kërkojnë të kombinojnë ngrohtësinë dhe rehatinë … dhe që të mos jetë një xhup.

Ne e gjejmë atë në shumë ngjyra, edhe nëse më i dashuri është pa dyshim ai në hije ngjyrë bezhë/kafe, ashtu si një arush i vërtetë. Variantet e tjera? çiklamina, e verdha e ndritshme, e kaltra dhe roza.

I hidhni një sy modeleve që ju pëlqejnë më shumë në këtë moment dhe zgjidhni këtë veshje me butësi të jashtëzakonshme, nëse nuk e zgjodhët dimrin që kaloi kjo herë do të jetë e duhura. Nuk do të pendoheni.