Palestinezi tenton të grabisë taksinë gjatë rrugës për në Durrës, arrestohet pas dy ditësh

210

Shtetas sirianë edhe palestinezë po bëhen subjekte kriminale në Shqipëri.

Të shtunën më 13 shkurt, një palestinez 23 vjeçar M.B., në Tiranë i afrohet një taksie duke i kërkuar të shkojë në Durrës.

Kur mjeti gjendej në afërsi të Fllakës në Shijak palestinezi ka tentuar të plaçkisë mjetin.

Gjatë grabitjes ai ka plagosur dhe taksistin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak thanë të hënën se arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç.

Arrestimi u bë pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.