Palestinezi kapet me armë në Tiranë, ja çfarë i tha “bluve”

84

Policia pasi mësoi se një i ri qarkullonte me armë zjarri me vete, arriti ta ndalojë në kohë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 29-vjeçarit palestinez.

Atij iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç.

Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.