Ballina BOTA Palestinë, “normalizimi është tradhti”, motoja e re e protestave

Palestinë, “normalizimi është tradhti”, motoja e re e protestave

Rreth 8 mijë palestinezë protestuan në 5 zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

Protesta e kësaj jave u mbajt nën moton “Normalizimi është tradhti” dhe organizatorët u bënë thirrje protestuesve që të vazhdojnë këto demonstrime derisa “rrethimi” të hiqet.

14 palestinezë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve përgjatë kufirit, sipas burimeve nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër të vrarë.

Protestuesit vazhduan të djegin goma dhe të gjuanin me gurë drejt ushtarëve izraelitë.