Ballina Aktualitet Pakti për Universitetin, ministrja Shahini: E paqartë çfarë kërkojnë studentët e ngujuar

Pakti për Universitetin, ministrja Shahini: E paqartë çfarë kërkojnë studentët e ngujuar

Gjatë një interviste ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se tetë kërkesat e studentëve janë marrë parasysh dhe për to tashmë është hartuar një plan, i cili po shtyhet përpara dhe ka filluar të zbatohet.

“Me studentët po bëjmë një dialog shumë të hapur dhe Pakti për Universitetin tejkalon realizimin e tetë pikave të studentëve,” – tha Shahini, ndërsa theksoi se për ata studentë që janë të ngujuar nuk e kishte të qartë se çfarë po kërkojnë.

Shumica e studentëve tashmë nuk po dalin në protestë dhe kanë vendosur që t’i kthehen universitetit, tha Shahini, ndërsa shtoi se kërkesat e atyre që kanë mbetur, e që sipas saj, është një grup tejet i vogël, janë të pakuptueshme.