Ballina BOTA Pakistan, sulm në konsullatën kineze, vriten dy policë

Pakistan, sulm në konsullatën kineze, vriten dy policë

Dy policë janë vrarë dhe një roje sigurie është plagosur në një sulm të armatosur në konsullatën kineze në qytetin bregdetar pakistanez të Karaçit.

Policia tha se të shtënat u dëgjuan rreth orës 09:30 sipas kohës lokale jashtë konsullatës në zonën e lartë të Clifton.

Raportohet se katër persona të armatosur u përpoqën të hynin në konsullatë por u ndaluan nga rojet e sigurisë në një pikë kontrolli.

Tre sulmues janë vrarë nga policia në një shkëmbim zjarri.

Policia vuri perimetrin e sigurisë, ndërsa i gjithë personeli brenda konsullatës është i sigurt, thanë mediat lokale, raporton BBC.

Paraprakisht thuhet se një grup separatist nga krahina e Balochistanit ka kryer sulmin.
Balochistan, provinca më e varfër e Pakistanit, është në qendër të një projekti të madh investimi kinez.