Ballina BOTA Pakistan, qëllohet për vdekje politikani

Pakistan, qëllohet për vdekje politikani

Një politikan pakistanez është qëlluar për vdekje ditën e djeshme, teksa po parkonte makinën përpara shtëpisë, në orët e vona të natës së Krishtlindjes.

46-vjeçari Syed Ali Raza Abidi, u qëllua nga persona të paidentifikuar të cilët hapën zjarr sapo ai u afrua pranë shtëpisë, dhe më pas u larguan nga vendngjarja me motoçikletë.

Abidi është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur ti shpëtojë dot plagëve të marra duek ndërruar jetë, raporton BBC.

Autoritetet vendase shprehen se vrasja është bërë me gjakftohtësi nga ‘strukturat ushtarake’ të Pakistanit.