Ballina OPINION Paketa ekonomike e PD – Kush po i mbron “oligarkët”?

Paketa ekonomike e PD – Kush po i mbron “oligarkët”?

nga Arben Ahmetaj

Debati për taksat dhe politikat fiskale të ndjekura nga qeveritë, përtej qasjes politike, ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje dhe interes nga shtresa dhe grupe të ndryshme sociale, në Europë apo më gjerë përtej Atlantikut.

Disa javë më parë “The New York Times” i kushtonte një artikull tejet interesant qëndrimit të përfaqësueses së New York-ut në Kongresin amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez, për rritjen e taksave për më të pasurit, ku përtej qëndrimit të përfaqësueses së re në Kongres, diskutimi i vërtetë shtrohet mbi filozofinë e taksimit progresiv, thellimin e progresivitetit për të ardhurat e larta dhe impaktin që ky sistem ka prodhuar në vite.

E në fakt, taksimi progresiv është një gjetje amerikane. SHBA ishin të parët në botë që vendosën taksa të forta, të cilat arrinin deri në 67% për nivelet e larta të të ardhurave, që në vitin 1917, vetëm katër vite pasi tatimi mbi të ardhurat kishte nisur të aplikohej.

Në finale, qëllimi nuk është thjesht mbledhja e më shumë të ardhurave. Qëllimi i vërtetë i taksimit progresiv është ulja e pabarazisë, garantimi i ekonomisë së tregut dhe mbrojtja e demokracisë nga oligarkia.

Parë në kontekstin shqiptar, debati për taksat dhe efektshmërinë e politikave fiskale është, në rastin më të mirë, cilësisht i munguar dhe, në rastin më të keq, thjesht politikisht i keqpërdorur. Fjala dhe koncepti “oligark” është përdorur gjerësisht në fjalorin politik për të akuzuar palët. Ndërkohë, “djalli fshihet në detaje”.

Në këtë prizëm e kam lexuar dhe studiuar edhe paketën e fundit ekonomike të Partisë Demokratike.

Çfarë afron paketa për qytetarët:

1. Opozita është rikthyer me propozimin për taksën e sheshtë 9%.

Taksa e sheshtë e aplikuar sipas propozimit të PD-së, praktikisht e zhvendos barrën e taksës nga shtresat me të ardhura më të larta tek ata me të ardhurat më të ulëta, duke sjellë si konsekuencë rritje të pabarazisë.

Së pari, me vendosjen e taksës së sheshtë, rreth 40% e të punësuarve me pagë mbi 30 mijë lekë, thënë ndryshe shtresa e mesme e popullsisë, do të pësojnë një rritje të barrës së taksës me 23 pikë përqindje, duke arritur në 55% nga 32% që paguajnë aktualisht me sistemin progresiv. Ndërsa për 5% të të punësuarve me pagat më të larta, barra fiskale ulet me 23 pikë përqindje, nga rreth 68% që është aktualisht me tatimin progresiv, në 45%.

Masa e uljes për më të pasurit, është e njëjtë me atë të rritjes për shtresën e mesme, çka shpjegon logjikën e zhvendosjes së barrës fiskale në dëm të më të varfërve. Ndërsa raporti i barrës fiskale sipas kategorisë së pagave, përmbyset në 67% me 32% nga 45% me 54% që është aktualisht (grafiku 1).

KONKLUZIONI 1: Taksa e sheshtë përmbys progresivitetin në dëm të pagave të ulëta dhe klasës së mesme, duke iu rritur atyre dyfish ngarkesën.

Brenda këtij konkluzioni, taksa e sheshtë do të marrë nga tryezat e 300 mijë shqiptarëve 5,4 miliardë lekë (rreth 50 milionë dollarë) dhe me një të rënë të lapsit, gjithë këtë shumë do ta kalojë në xhepat e vetëm 5% të të punësuarve me pagat më të larta.

Në thelb, taksa e sheshtë i shërben vetëm një pakice dhe “dërrmon” ekonomikisht shumicën e të punësuarve në vend.

Për ta ilustruar konkretisht:

Çfarë ndodh me ndryshimin e sistemit të taksimit për një pagë mesatare të fashës 30 mijë150 mijë lekë në muaj dhe një pagë mesatare të nivelit të lartë, pra, mbi 150 mijë lekë.

Për një të punësuar me pagë 52 mijë lekë, me aplikimin e taksës së sheshtë tatimi rritet me rreth 22 mijë lekë në vit, ndërsa për një të punësuar me pagë 337 mijë lekë, tatimi ulet me 340 mijë lek në vit; praktikisht ky i fundit përfiton pagën e 13-të.

Një infermier që sot e ka pagën mujore pak më shumë se 45 mijë lekë në muaj, me taksën progresive i paguan shtetit vetëm 2 mijë lekë në muaj (2,023 lekë). Me vendosjen e taksës së sheshtë 9%, i njëjti infermier do të paguajë një taksë dyfish më të lartë, pra 4,100 lekë në muaj! E llogaritur në vit, infermieri humbet pak më shumë se gjysmën e një page mujore (49,205 lekë nga 24,275 lekë që paguan sot në vit).

E njëjta logjikë vlen për një mësues të arsimit nëntëvjeçar, një polic, një edukatore dhe çdo të punësuar me pagë nën 97 mijë lekë në muaj, në sektorin publik apo privat, që praktikisht është pjesa dërrmuese e të punësuarve në Shqipëri.

Në anën tjetër, një drejtues në sektorin privat, në secilën prej kompanive që PD në artikulimin publik i denoncon si “oligarkë”, ka një pagë mesatare mujore rreth 250 mijë lekë.

Sot ky drejtues i paguan shtetit 40,600 lekë në muaj si tatim mbi të ardhurat. Me taksën e sheshtë 9%, i njëjti drejtues, do t’i paguajë shtetit vetëm 22,500 lekë, pra gjysmën e asaj që paguan aktualisht. Në një vit, diferenca është edhe më domethënëse. 217 mijë lekë më pak taksë, praktikisht diçka më pak se një pagë mujore e kursyer.

Me këtë ofertë ekonomike, Partia Demokratike ka ftuar qytetarët shqiptarë t’i bashkohen në protestë në 16 shkurt, për të protestuar kundër “rritjes së taksave” dhe “oligarkëve që kanë kapur qeverinë”.

Por, për cilën arsye do të duhej një mësues, një infermier, një polic, një edukatore, një prind dhe qytetar i zakonshëm i këtij vendi që i përket shtresës së mesme, t’i bashkohej Lulzim Bashës në protestë?

Për të paguar nesër dyfishin e taksave që paguan sot??? Për ta lejuar qeverinë e PD-së t’i fusë dorën në xhep dhe t’i marrë pagën e 13-të, për t’ia dhënë në këmbim atyre që fitojnë më shumë???

Jo, shqiptarët e kanë jetuar diferencën, e njohin historinë, e dinë mirë se ofertat ekonomike të PD-së e kanë çuar dy herë vendin pranë falimentit, nuk e harrojnë kulmin e varfërisë dhe papunësisë që përjetuan në 2012-n dhe as janë të gatshëm të paguajnë nesër më shumë nga paratë e konsumit të familjeve të tyre për t’ia dhënë qeverisë së PD-së.

Së dyti, informaliteti në ekonomi është një fenomen që duhet adresuar në vazhdimësi, ndonëse situata aktuale nuk mund të krahasohet me përmasat e vitit 2013. Platforma e propozuar nga PD dhe kufiri ku propozohet të aplikohet taksimi i sheshtë (mesi i distribucionit të pagave) nxit mosdeklarimin, tkurr bazën tatimore dhe rrjedhimisht eficiencën e taksimit, gjë që bie ndesh me argumentin bazë që ekonomistët e djathtë kanë mbi aplikimin e taksës së sheshtë.

Pagat nën 30 mijë vazhdojnë të mbeten të pataksuara, edhe në variantin e propozuar nga PD. Por çfarë ndodh për çdo lek mbi këtë limit? Me tatimin progresiv, çdo lek mbi nivelin 30 mijë deri në 150 mijë, tatohet me 13%. Pra, për një pagë 30,001 lekë taksimi është 0%*30,000+13%*1=0.13 lekë/muaj. Vetëm 0,13 lekë në muaj. Me taksën e sheshtë, nëse paga rritet qoftë edhe me 1 lek mbi kufirin 30 mijë, taksohet e gjitha me 9%, pra 30,001*9%= 2,700 lekë/muaj. Diferenca është gati më shumë se një pagë në vit, gjë që stimulon nëndeklarimin për të mos kapërcyer kufirin e pataksueshëm prej 30 mijë lekë.

Po një biznes, për cilën arsye do të duhej t’i bashkohej protestës së PD-së?

2. PD propozon dyfishimin e barrës fiskale për biznesin e vogël që sot e ka taksën 0! Ideja e vendosjes së një takse 0,5% mbi xhiron vjetore për të gjithë bizneset e vegjël me xhiro nën 14 milion lekë, kur aktualisht këto biznese paguajnë 0 nëse kanë xhiro më të ulët se 5 milionë në vit ose 5% të fitimit nëse xhiro është 5-14 milionë, do të thotë rritje e barrës fiskale për 91% të bizneseve, ose rreth 110 mijë biznese që ushtrojnë sot aktivitet në Shqipëri. Efekti në buxhet i kësaj mase është rreth 1 miliard lekë, që rëndon pikërisht mbi bizneset me xhiron më të ulët, bizneset familjare dhe ato që garantojnë vetëpunësim.

Nga ana tjetër, me të njëjtën logjikë për të lehtësuar ata që kanë më shumë të ardhura, PD propozon uljen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 9% për bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë. Kjo masë lehtëson vetëm 9% të bizneseve (rreth 10 mijë), duke shkaktuar uljen e të ardhurave nga ky tatim me rreth -13.7 miliardë lekë.