Paketa “anti-shpifje”, maxhoranca bën thirrje për miratimin e saj në Kuvend

0
2

Paketa e njohur si paketa e “anti-shpifjes” sot pritet të kalojë në seancën plenare për miratim, pas miratimit në tërësi në Komisionin e Ligjeve.

Lëvizja e re e maxhorancës është kundërshtuar  nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra.

Ndërsa Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza me ekspertë për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

Gazetarët sot kanë paralajmëruar një protestë para Kuvendit me qëllim kundërshtimin e kësaj paketë, të cilën e shohin si veprim arbitrar kundrejt medias dhe lirisë së shprehjes.