Pak orë para protestës, Rudina Hajdari ka një mesazh për palët

0
3

Deputetja Rudina Hajdari ka dërguar një mesazh pak orë para nisjes së protestës së pestë kombëtare të opozitës. Në një postim në “TWitter”, Hajdari i uron fillimisht shërim të shpejtë sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi dhe më pas bën thirrje të shmanget dhuna në protestën e sotme.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës & duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baras-fajshme të dyja krahët”, shkruan Hajdari.