Ballina KULTURË Pak orë para finales në Eurovizion,Jonida Maliqi merr një dhuratë

Pak orë para finales në Eurovizion,Jonida Maliqi merr një dhuratë

Jonida Maliqi në prag të natës finale së Eurovizionit ka marrë dhuratën më të bukur. Kanë qenë pikërisht, njerëzit më të ngushtë të familjes së saj, e ëma Arta, e motra, mikesha e ngushtë që të gjithë e njohim Jona Hadëri, e disa nga bashkëpunëtorët më të mirë të artistes që e kanë surprizuar atë pikërisht kur nuk e priste.

Ata i kanë shkuar në Izrael dhe kanë vendosur që të jenë pranë saj në momentet ndoshta më emocionuese në gjithë karrierën si artiste.
Sot, Jonida Maliqi do të ngjitet e dyta në skenë e madhe europiane të këngës për të performuar “Ktheju tokës”, këngën që na çoi në finalen e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm muzikor.

Mes miqsh të ngushtë, familjarët e bashkëpunëtorët më të mirë, artistja do ta ketë më të lehtë çdo emocion dhe eksperiencën në skenën e madhe të finales së Eurosong 2019.