Pak javë para se ti mbaronte mandati/Kryetari i KQZ jep dorëheqjen nga posti

27

Klement Zguri, kreu i KQZ ka vendosur të japë dorëheqjen.

Prej 23 vitesh Zguri ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dorëheqja e tij vjen pak javë para përfundimit të mandatit.

Ngritja e KQZ-së do të jetë tashmë detyrë e një Komisioni të Posaçëm të ngritur në Kuvend, ku do të ketë përfaqësues edhe opozita jashtëparlamentare.

Emrat që janë aktualisht kandidat për të marrë drejtimin e KQZ janë: Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Lefterie Lleshi, Bledar Skënderi, Leonard Gremshi, Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli dhe Sali Shehu.