“Paga deri në 1 mijë euro për peshkatar, po marrim të huaj se të rinjtë shqiptarë nuk duan”/Zv.ministri i bën apel të rinjve

86

Roland Kristo, zëvendësministri i Bujqësisë, deklaroi se ka një mungesë fuqie punëtore shqiptare në sektorin e peshkimit.

Ndryshe nga agrikultura e cila pati rënie gjatë pandemisë, Kristo, argumentoi se peshkimi pati rritje.

Kristo ka deklaruar se pagat për peshkatarë janë edhe nga një mijë euro, pasi ka mungesë krahu pune.

“Pandemia do të vazhdojë. Për industrinë përpunuese, unë e shoh shumë të mirë, me perspektivë”.

“Rritja që pësoi kjo industri gjatë muajit maj, ishte për faktin se shumë kompani botërore patën bllokim dhe produktet shqiptare çanë Evropën” – tha ai.

Më tej ai shtoi se “shumë subjekte sot kanë marinarë të huaj, që paguhen minimalisht 1000-1500 mijë euro në muaj”.

“Ajo që më vë në vështirësi është fakti se shpeshherë nuk gjenden krah pune, të mendosh se dhe rrogat nuk janë të vogla”, u shpreh Zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo.

Sipas Kristos kjo ndodh “për shkak se brezi i parë kanë dalë në pension, të rinjtë nuk e duan si profesion”.

“Një rrogë 1 mijë dollarë apo 1 mijë euro në muaj, apo 5 mijë euro për një kapiten, nuk mendoj se është e vogël”, – shtoi ai.