Pacientë që kurohen në Turqi? Rama reagon ashpër:”Turqia, Italia e Franca nuk kanë asgjë më tepër”

32

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me numrin e pacientëve të cilët zgjedhin të kurohen në Turqi si dhe për akuzat e opozitës në lidhje me gjendjen e spitaleve COVID në vend.

Rama deklaroi se as Turqia dhe as Italia e Franca nuk kanë gjë tepër sesa Shqipëria në spitale për sa i përket trajtimit kundër koronavirusit.

Ju them se asgjë mangut nuk ka këtu në këtë betejë. Turqia ka gjëra fantastike në shumë aspekte të tjera në këtë beteje as Franca, Turqia, Italia s’kanë më shumë se sa ç’kemi ne.

Nga të gjitha pikëpamjet logjistike, farmaceutike, profesionale, mjekët tanë në këtë front e nuk janë pak, janë 550, infermierët tanë në këtë front, janë 1800, të gjithë ose duke luftuar ose gati të futën në luftë e kanë treguar se s’janë gjëkundi ata që janë masakruar me sharje e janë baltosur pa pushim nga dynjaja si xhelat që të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët, që ka të atillë nuk diskutohet, të vdesësh jo por që ka të atillë nuk diskutohet”, tha Rama.