Ballina Aktualitet PAA, në mbështetje të PD për djegien e mandateve

PAA, në mbështetje të PD për djegien e mandateve

Pas qëndrimit pro të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me idenë e kreut të Partisë Demokratike për djegien e mandateve, një tjetër forcë politike opozitare ka përqafuar një lëvizje të tillë.

Partia Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka, ka njoftuar se, nëse kanë shteruar të gjitha rrugët institucionale për të dalë nga kjo situatë, kjo parti mbështet nismën për djegien e mandatit të deputetit.

“Nëse opozita parlamentare gjykon se kanë shteruar të gjitha rrugët politike dhe vendos të djegë mandatet, ne do të respektojmë vullnetin e saj, – theksohet në njoftimin e PAA. – Edhe pse tre mandate në listat e Partisë Demokratike i përkasin kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste, ne do t’i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë e një parlamenti ilegjitim. Ky akt politik i Opozitës shënon fillimin e një faze të re, në të cilën, të gjithë bashkë, duhet të gjejmë forcën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm për t’i dhënë fund tjetërsimit të zgjedhjeve, por për të hedhur themelet e një sistemi zgjedhor të drejtë, demokratik dhe përfaqësues.”