Pa maskë, policia nuk fal qytetarët, vendos 341 gjoba, shoqëron 11 qytetarë

49

Policia e Shtetit ka vendosur 341 gjoba me vlerë 3 mijë lekë të rinj në të gjithë vendin për mosmbajtjen e maskës.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.