Ballina Aktualitet OSBE: Shit-blerja e votave në Shqipëri nuk ndikon rezultatin

OSBE: Shit-blerja e votave në Shqipëri nuk ndikon rezultatin

“Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve”.

Ky është qëndrimi i dhënë në Shkodër nga zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton. Duke folur mbi akuzat për shitblerjen e votës ai theksoi se ky është një fenomen i konstatuar te disa subjekte politike, por që nuk ndikon në rezultat.

Robert Wilton: Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit”.