Organizoi protestën në Durrës, Budina procedohet nga policia

35

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zbarkoi sot në Durrës për të mbledhur firma. Këto firma do të shërbejnë për të rindërtuar me anë të një peticioni Teatrin e vjetër siç ishte dhe ku ishte.

Pas përfundimit të protestës 2 organizatorë të saj janë proceduar në gjendje të lirë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.

Këta shtetas janë Robert Budina, 56 vjeç, dhe Ferdinand Xhaferri, 56 vjeç, Kryetar i Partisë Demokratike në Durrës.

Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.