Një 45 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka shkelur aktin normativ, duke organizuar muzikë ‘live’ jashtë orarit të ndalimit, në shkelje të masave anti-Covid.
Policia sqaron se shtetasi me iniciale K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i arrestuar, rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, pasi u konstatua në subjektin e tij duke organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Policisë Krujë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit K.(B).L., i cili kishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të caktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjëndjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë “, shtetasi K. (B). L., 45 vjeç, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzik live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.