Ballina Aktualitet Organizatat ndërkombëtare thirrje Ramës ndaj ligjit për median

Organizatat ndërkombëtare thirrje Ramës ndaj ligjit për median

Katër organizatat kombëtare, Federata Evropiane e Gazetarëve, Qendra Evropiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi  i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, një letër të hapur ku i kërkojnë tërheqjen nga ligji për regjistrimin, mbikëqyrjen, gjobitjen e mbylljen e portaleve online.

Kjo iniciativë është prezantuar pak kohë më parë nga kreu i qeverisë dhe lidhet me atë që ai e quan “paketa antishpifje”.

“Iniciativa juaj është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne.

Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim. Shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit. Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,” –shkruhet në letër.