Orë frike në Tiranë, zjarrfikësit heronj shpëtojnë fëmijën nga flakët

36

Orë tronditëse dhe plot ankth për banorët e një pallati sot tek zona e Freskut në Tiranë pasi flakët shpërthyen në një prej apartamenteve.

Një fëmijë është arritur të shpëtohet dhe të nxirret i sigurt nga shtëpia në katin e shtatë të pallatit, pak pasi ishte përfshirë nga flakët.

Klajdi Bello ka publikuar imazh në Facebook të heroizmit të zjarrfikësve: “Këta janë heronjtë e vërtetë! Kjo fotografi është shkrepur personalisht nga ana ime, ndërkohë që prisja radhën e shpëtimit”, thotë ai dhe rrëfen:

“Këta janë vërtet heronj. E kam parë me sytë e mi si luftonte me flakët në ballkonin e katit të shtatë zjarrfikësi dhe duhet tju rriten rrogat se luftojnë me jetën!”