Tre shoferë janë ndaluar nga policia Durrës, pasi nuk kanë rrespektuar masat anti-covid.
Drejtori i policisë së Durrësit tha për median se e gjithë policia e qytetit bregdetar është angazhuar për kontroll në të gjitha ambientet dhe rrugët gjatë orës policore.
Qëllimi është të mos ketë pas orës 20:00 lokale të hapura dhe të gjithë qytetarët të jenë në banesat e tyre.
Me aq sa duket Durrësi e ka zbatuar orën policore, teksa rrugët e qytetit janë bosh.
Article bottom Rectangle3