Opsioni i ri i Google që do ju lehtësojë jetën!

18

Google ka shtuar një veçori të re që ju lejon të gjeni këngën që është ngulitur në kokën tuaj, shumë thjeshtë – duke gumëzhitur, fishkëllyer ose kënduar. Ky është cilësuar si një version shumë më i dobishëm se ata që konkurrentët, si Shazam i Apple, kanë ofruar më parë.

Prej ditës së djeshme, përdoruesit janë në gjendje të hapin versionin e fundit të Google App, ose miniaplikacionin Google Search dhe më pas të prekin ikonën e mikrofonit dhe të thonë “What is this song?”, ose të klikojnë butonin “Search a song”  dhe fillojnë të bëjnë zhurma.

Opsioni do të jetë i disponueshëm për këdo që përdor Google në anglisht në iOS, ose në më shumë se 20 gjuhë në Android.

Google shpjegon në një postim në blog se opsioni i ri në thelb injoron cilësinë e zërit tuaj, çdo instrument shoqërues, tonin dhe detaje të tjera, duke e bërë më të thjeshtë për ju të gjeni këngën që ju ka fiksuar.

 

Burimi: Tech Crunch