Ballina Aktualitet Opozita vijon ironizimin e votimeve: Zgjedhje si në komunizëm

Opozita vijon ironizimin e votimeve: Zgjedhje si në komunizëm

Opozita në të gjithë vendin vijon të ironizojë procesin e votimit, duke organizuar protesta paqësore , si në Tiranë, Korçë, Shijak, Shkodër etj. Kudo ironizohet me zgjedhjet e së kaluarës komuniste, ku populli votonte thuajse 100 përqind për kandidatët e Frontit Demokratik.

Në Tiranë, pranë Shkollës 9-Vjeçare “Vasil Shanto”, qytetarët inskenuan zgjedhjet e vitit 1945, duke përdorur edhe simbole të kohës së komunizmit, me thirrje e trakte “Votoni për Kandidatin e Fronit Demokratik”, “Rroftë Shoku Edi” etj. Në Korçë, gjithashtu, këto votime janë pritur me “këngë dhe valle”, si në vitet e komunizmit.