Opozita parlamentare largohet nga Kuvendi, Ruçi:”Rrugë të mbarë!”

63

Pas tensionit të krijuar në Parlament, ku opozita parlamentare tentoi të replikonte me kryeministrin Rama, anëtarë të saj kanë vendosur të mos jenë më pjesë e parlamentit.

Deputeti Myslym Murrizi deklaroi se:

“Unë dhe kolegët e opozitës nuk jemi këtu nxënës shkolle që të ulemi dhe ngrihemi jashtë rregullores me dëshirën e të qënit padrino të këtij kuvendit, tëndit apo Ramës. Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur. As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë”.

Gjithashtu Murrizi u shpreh se kërkoi fjalën pasi “sulltani” siç e quajti ai kryeministrin ia përmendi emrin 6 herë.

Më pas Murrizi i është drejtuar Ruçit duke i thënë:

“Po kërkon që të bësh diversion mes nesh. Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë sedër. Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e Partisë Socialiste”.

Nga ana tjetër kryeparlamentari është shprehur i qetë nga largimi i opozitës duke u shprehur:

“Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendi. Vazhdojmë”.