Opozita merr vendimin, në 61 bashkitë do krijohen

33

Në një mbledhje urgjente pas dekretit të presidentit të Republikës Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor ka ardhur reagimi i opozitës.

“Pas lëvizjeve të sotme, të paligjshme, të mazhorancës, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë” – thuhet në një reagim që vjen nga selia blu.

Sipas opozitës, kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.