Operacioni “Lulet e Pranverës”, vihet në pranga 39 vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

27
Operacioni “Lulet e Pranverës” ka vënë në pranga një 39 vjeçar të kërkuar nga drejtësia italiane.
Strukturat e Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019, Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
• F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.