Operacion i madh anti-droge në Elbasan, arrestohen disa persona

23

Operacion i madh antidrogë në Elbasan. Vendosen në pranga 10 persona, procedohet një tjetër. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin e koduar “Lugaxhi” . Në përfundim të k♪7tij operacioni policia ka vendusr në prnaga shtetasit E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C., 22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan. A.B., 20 vjeç, A.B., 20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan. Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja K. P., banuese në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasit e lartpërmendur dyshohet se kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q., si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E. Q., dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës matriale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete, 1 motoçikletë, 10 telefona celular, 1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.