Operacion antidrogë, arrestohen disa persona

41

Një operacion anti-drogë është zhvilluar pasditen e sotme (12 prill) nga policia e Tiranës.

Operacioni i përqëndrua në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë.

Si rezultat i operacionit janë shoqëruar disa persona të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

Të ndaluarit janë dërguar në policinë e Tiranës.

Mësohet se policia po kryen kontrolle të tjera në zonën ku janë arrestuar personat e dyshuar, për sasinë e lëndës narkotike.

Të ndaluarit, rreth 5 deri tani, akuzohen edhe për gjobvënie. Policia nuk ka dhënë ende asnjë version zyrtar lidhur me operacionin.