Ballina SLIDER 1 OKB, raporti: Shqiptarët më të pashkolluarit në rajon

OKB, raporti: Shqiptarët më të pashkolluarit në rajon

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka analizuar në raportin e saj “Zhvillimi njerëzor” vitet e shkollimit për banorët e disa shteteve.

Sipas raportit Shqipëria paraqitet me nivelin më të ulët të shkollimit në rajon për personat mbi 25 vjeç.

Në realitet numri mesatar i viteve të shkollimit të shqiptarëve është 10 nga 14 vite e 9 muaj që duhet të ishte. Diferenca midis tyre është 4 vite e 9 muaj vite shkollim më pak, që dhe rezulton si më e larta në rajon.