Ballina LAJME OKB, Mogherini në Këshillin e Sigurimit: Kosova të heqë taksën ndaj mallrave...

OKB, Mogherini në Këshillin e Sigurimit: Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Federica Mogherini i qëndron idesë së saj se Kosova duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes dy vendeve. Në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Mogherini kërkoi që marrëveshja finale të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe të ketë mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit të OKB.

“Për rifillimin e plotë të bisedimeve, tarifat e vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe duhen hequr, – tha Mogherini. – Ditën kur kjo do të ndodhë, do të thërras menjëherë një takim të ri për dialogun, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të adresojë të gjitha çështjet e jashtëzakonshme dhe do të sjellin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.”