Ballina BOTA OKB: Luftimi i varfёrisё nё botё, një ndёr sfidat e Axhendёs 2030

OKB: Luftimi i varfёrisё nё botё, një ndёr sfidat e Axhendёs 2030

Dhënia fund e varfërisë në të gjitha format e saj është një nga 17 synimet e Agjendës 2030 të OKB, për zhvillimin e qëndrueshëm.

Synimi i agjendës është “Të sigurojë mobilizimin e burimeve, përfshirë bashkëpunimin që vendet në zhvillim dhe pak të zhvilluara të zbatojnë programe dhe politika për t’i dhënë fund varfërisë në të gjitha dimensionet e saj”.

Synimet e agjendës 2030 janë që të krijohen strategji zhvillimi në nivel kombëtar dhe rajonal që t’i sigurojë burrave dhe grave të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses në shërbime, pronësi dhe kontroll mbi tokën dhe format e tjera të pronësisë, trashëgimie, burime natyrore, teknologji të reja të përshtatshme dhe shërbime financiare, duke përfshirë mikrofinancën.

Ulja e varfërisë në botë tregon se ky është një sukses që arrihet prej njerëzve. Banka Botërore ka vendosur synime të reja, për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.