Ballina BOTA OKB: Dyshime për armë iraniane në Jemen

OKB: Dyshime për armë iraniane në Jemen

Armë të reja, të dyshuara se janë prodhim iranian, janë gjetur në Jemen, bën të ditur një raport gjashtëmujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres që do të diskutohet sot nga Këshilli i Sigurimit.

Sekretariati i OKB-së ka shqyrtuar dy kontejnerë-lëshues për raketa anti-tank të komanduara, që koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite kishte gjetur në Jemen.

Ai vuri në dukje veçoritë autentike të një prodhimi iranian dhe gjurmë që bëjnë me dije për datat e prodhimit në 2016 dhe 2017.

”Po shqyrtohet  gjithashtu një raketë tokë-ajër pjesërisht e çmontuar, që u pikas nga koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite, dhe ku u vëzhguan të dhëna që korrespondojnë me ato të një rakete iraniane,” – shton dokumenti duke specifikuar se po vijon hetimi për të zbardhur origjinën e këtyre armëve.