OFL “zbarkon” në Korçë e Durrës, u dërgohet formulari i vetëdeklarimit 4 personave

78

Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër personave banues në Korçë.

Ata janë dënuar për vepra penale si trafikim droge, prodhim e shitje droge, vrasje.

T., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Sh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

Ç., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Gj., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.