OFL “zbarkon” në Elbasan e Berat, u dërgon formularin 5 personave, mes tyre “i tmerrshmi” i masakrës së Cërrikut

54

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Elis Bahushi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

-Edmond Stafa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Met Bozi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Met Bozi ishte një nga personat kryesorë që kryen masakrën e Cërrikut në vitin 1997 mbi 6 gardistët.

-Bledi Çepa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Armand Gavelli, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.